Milionerët largohen nga Nju Jorku për shkak të taksave të larta, boshllëk prej 11 miliardë dollarësh në të ardhura
Tetë presona të armatosur dhe të veshur si forcat komando bllokuan rrugën shtetërore 131, në provincën e Sassari në Itali, dhe grabitën një furgon që po transportonte para.
Këto janë momentet kur dy prej tyre afrohen të armatosur drejt makinave dhe u kërkojnë shoferëve që të zbresin.
Sipas mediave italiane gjatë grabitjes pati të shtëna, ndërsa u plagos në këmbë njëri prej rojeve të sigurisë, ndërsa tre të tjerë morën lëndime pasi u dhunuan.

Po ashtu grabitësit u përfshinë dhe në një shkëmbim zjarri me policinë, ndërsa raportohet se njëri prej tyre mbeti i plagosur.
Për të ndaluar furgonin e blinduar grabitësit, sipas Ansas, përdorën një zinxhir të madh me gozhdë të cilin e hapën në rrugë si dhe dy makina të tjera të cilave më pas u vendosën flakën duke bllokuar qarkullimin në këtë rrugë.
Ata mundën të largohen me shpejtësi ndërsa në ndjekje të tyre u vendosën forca të shumta të policisë si dhe karabinierët. Ndërkohë patrulla të shumta janë ngritur në të gjitha akset ndërsa po kryhen dhe fluturime me helikopterë.
Të plagosurit u dërguan drejt spitalit ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihet shuma e parave që grabitësit morën nga furgoni.
Top Channel