“Berisha krijoi standart komunist”, Dudushi: E la shtëpinë pa rregulluar, donte të tregonte që është…

31/01/2024 23:30

Gazetari Alban Dudushi, i ftuar në Top Story trajtoi raportin e pagës së funksionarit shtetëror dhe korrupsionit.

Paga e funksionarit shtetëror nuk e konkurron shpërblimin e korrupsionit, ky i fundit gjithmonë fiton mbi pagën. Ka ligje dhe ka ndërgjegje që e frenjojnë këtë histori. Funksionari shtetëror duhet të ketë dinjitet për veten e tij dhe familjen, prandaj janë gjithë bonuset që jepen, sepse ti ke vendosur të punosh në një vend qe pagat jepen në hirearki. Kur zgjedh të punosh për vokacion, o për të vjedhur, bazuar te pagat”, tha Dudushi.

Gazetari shpjegon se kjo ka nisur që me ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili kur mori pushtetin, shtëpinë e tij e mbajti si në komunizëm, duke treguar që bënte një jetë normale.

“Ka një të keqe që ka nisur që ne 92’ që nis nga gjithëpërfshirësi zoti Berisha, i cili në momentin që u bë president tha ‘unë nuk nuk do shkoj te pallati i presidentit, por do rri te shtëpia ime, te rruga Fortuzi’ dhe te kjo rrugë që ndejti Berisha, vajtën njerëz dhe panë që ai nuk ndërroi banjot, kolltuqet, bufenë, siç bënë gjjthë te tjerët. Me këtë donte t’i tregonte shqiptarëve që ‘unë jam i thjeshtë’, por në fakt krijoi një standart komunist, se ne kishim ardhur në një sistem ku ne duam një jetë më të mirë, tha moderatori.

Sipas Dudushit, duhet të ketë një dinjitet në pagë, dhe kjo pagë e politikanëve duhet të jetë e lartë, për të ndier përgjegjësinë e punës që bëjnë, duke ulur kështu sadopak edhe korrupsionin.

“Stigmatizimi filloi këtu. Të gjithë populistët luftojnë me një gjë ‘ne nuk shpenzojmë para sepse ne mendojmë për popullin dhe ne jetojmë me pak’. Kjo është gënjeshtër e madhe, nëse nuk ka një dinjitet në pagë, nuk ka kuptim. Ka një hirearki kjo gjë. Dinjiteti i pagës është dinjiteti i shtetit. Rroga e politikanit duhet të jetë e lartë sepse ata janë aty për atë punë”, thekson gazetari.

Top Channel