Shitësi i helmit akuzohet për 14 vrasje në Kanada, dyshohet për më shumë se 100 vdekje në të gjithë botën (fotot)

27/01/2024 15:24

57 vjeçari Kenneth Law është akuzuar për 14 vrasje në dhjetor pasi kishte shpërndarë rreth 1,200 pako me substancën vrasëse në internet për njerëz në 40 vende të ndryshme që prej vitit 2020.

Rrjeti britanik Daily Mail thotë se ai dyshohet i përfshirë në të paktën 93 vdekje në Britani.

Avokati i tij Matthew Gourlay, konfirmonte akuzat për rrjetin The Times por thotë se në seancë e javës që vjen ai do të deklarohet i pafajshëm.

I njohuri ndryshe si tregtari i vdekjes është akuzuar me 28 shkelje të ndryshme të ligjit në lidhje me 14 viktimat në Ontario, dhe është i lidhur me 124 vdekje në të gjithë botën.

Law u arrestua në maj në Ontario, i akuzuar për nxitje dhe ndihmë në vetëvrasje. Deri në gusht ai kishte marrë dhe 12 akuza të tjera të të njëjtit lloj.

288 individë janë identifikuar në Britani që kanë blerë produkte nga faqja e tij e internetit deri në prill 2023.

Zëdhënësit e policisë në Britani thanë: “Ne po hetojmë krime të lidhura me vdekjen e të paktën 93 që kanë blerë substanca ndihmuese të vetëvrasjes nga kjo faqe.”

Viktimat e Law raportohet se përfshinin adoleshentë dhe të rinj në të 20-at ose të 30-at.

17 vjeçari Anthony Jones, nga Michigan, besohet si një nga viktimat e Law.

“Në ora 3 të natës ai kishte shkuar në dhomën e nënës së tij duke ulëritur e duke u lutur të thirrte ambulancën”, tha avokatja e New York, Carrie Goldberg për rrjetin CTV News Toronto.

Ndërsa në Britani, 22 vjeçari Tom Parfett, 22, Michael Dunham, 38 vjeç, Neha Raju, 23, Imogen Nunn, 25 vjeçe, dhe një student 21-vjeçar raportohet se kanë humbur jetën pas blerjes së produkteve të vdekjes.

Nëna e një 20-vjeçareje në Britani që u helmua raportoi në polici ngjarjen në gusht 2021 pasi e bija vrau veten, sipas rrjetit Times.

Law, nga Mississauga, Ontario, po hetohet gjithashtu nga policia e SHBA, Italisë, Australisë e Zelandës së Re.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA