Sot dërgohet në banesën e fundit oficeri i policisë i cili vrau veten në zyrë me armën e shërbimit.

Arben Pjeçi do varroset në Durrës, aty ku dhe jetonte me familjen e tij. Oficeri 57-vjeçar ishte babai i dy fëmijëve dhe ishte dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me punë në komunitet për plagosje të lehtë pas një sherri me komshiun dy vjet më parë.

Nënkomisari Arben Pjeçi me një karrierë 35-vjeçare në polici i ka dhënë fund jetës ditën e djeshme në zyrën e tij në policinë e Durrësit.

Sipas policisë, në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës është hapur me forcë zyra e oficerit Policisë Gjyqësore, Arben Pjeçi, i cili është gjetur i vetëvrarë me armën e shërbimit.

Oficeri Arben Pjeçi, 57-vjeçari ishe babai i dy fëmijëve dhe ishte dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me punë në komunitet për plagosje të lehtë pas një sherri me komshiun dy vjet më parë.

Punonjësi i Policisë, në kushtet e depresionit për penalitetet që sjell vendimi i dënimit të formës së prerë që e kushtëzonte në të ardhmen me ndërprerjen e marrëdhënies së punës me Policinë e Shtetit, u vetvra në Komisariatin e Policisë Durrës.

Top Channel