Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Bathore, Kamëz, ku mbeti i vdekur një 35-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në orën 05:40 në rrugën “Azem Hajdari”, ku një 23-vjeçar E.M duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar për vdekje 35-vjeçarin N.Z.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel