“Soprano i kthyer në bariton para Açkës”/ Vangjeli – Bardhit: Lufta në PD nuk u çon asgjëkundi, Basha politikani më ekstremist

25/01/2024 21:45

Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar se lufta që po bën Gazment Bardhi për Komisionet hetimore të opozitës, duke mos kursyer as llojin e vetë, nuk do ta çojë PD-në asgjëkundi.

I ftuar në “Top Story”, Vangjeli tha se Bardhi është një bariton që kthehet në një soprano para zonjës Açka, ndërkohë që Basha është ndër personat më ekstremist brenda partisë.

Vangjeli: Unë nuk e kam fshehur asnjëherë stimën time për zotin Bardhi, i cili u ka nxirë jetën deputetëve dhe kryetarëve të bashkive duke përdorur në mënyrë shumë të mençur ligjin kriminal të dekriminalizimit. Ka ekzekutuar nja 15 apo 20 të tillë. Dhe ky është aksion opozitar, që bëhet qetë dhe urtë. Krahasoje këtë me tentativën e zotit Bardhi sot për t’u bërë nga soprano politike në bariton përballë zonjës Açka. Nuk shkon. Është një luftë që nuk u çon asgjëkundi. Ky mjet radikalizimi të con në drejtim të gabuar. Politikani më radikal në Shqipëri është Basha. Edhe sot brenda PD-së e konsiderojnë si lepurushi ndërkohë që ai është më radikali. Djegia e mandateve, bojkoti i zgjedhjeve lokale dhe bojkoti në përgjithësi e rreshtojnë atë në radhët e politikanit që ka bërë akte, kur të tjerët vetëm kanë kërcënuar. Kjo rrugë që po ndiqni nuk ju çon asgjëkund.

Duma: Sepse askush nga opinion publik nuk të mbështet nëse e sheh që mendimi nuk suportohet në vazhdimësi në ratio, në vazhdimësi dhe rezistencë.

Vangjeli: Tani shikoni sjelljen e opozitës, në mënyrën se si vepron, një çifte që qëllon edhe nga tyta edhe nga qyta. Qeverisja dhe mazhoranca del në dritë për keq përsakohë refuzon Komisionin Zgjedhor apo mban me forcë zotin Alibeaj, ish-kolegun tënd…

Bardhi: Kolegun, jo ish-kolegun.

Vangjeli: Po mirë si të duash. Ata e fituan këtë betejë, por shikoni qasjen e tyre ndaj SPAK-ut, i cili ka aksionet më të larta në publik. Pavarësisht problematikave të shumta, ai ka goditur pandëshkueshmërinë. Ndërkohë këta bëhen armiq me SPAK-un, kur ndërkohë logjika më elementare e një opozitari do të donte ta kërkonte këtë instrument të drejtësisë si një aleat për të goditur padrejtësitë.

Top Channel