Zbulohet skema e re e vjedhjes së llogarive bankare në Shqipëri, kujdes nga mesazhet ‘peshkuese’ që ju vijnë në celularë
Plagosje me armë zjarri në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në një nga pallatet pas njërës prej qendrave tregtare në lagjen 4 të qytetit bregdetar.
Një 40-vjeçar është qëlluar me armë nga fqinji i tij 50-vjeçar, pas një konflikti mes tyre. Në vendngjarje ka shkuar policia, e cila po punon për kapjen e autorit që është larguar pasi ka qëlluar fqinjin e tij.
“Në lagjen nr 4 në Durrës, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi G.K, 50 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin M.S, 40 vjeç, (komshi), i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën dhe vijon puna për kapjen e autorit, i cili pas plagosjes së shtetasit M.S, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes do të ketë njoftim të dytë“- thuhet në njoftimin e Policisë.
Top Channel