Në Top Tak, Eduard Shalsi iu përgjigj deklaratës së kreut të SPAK, duke u shprehur se Altin Dumani ‘nuk është i shqetësuar’ për grupin e ri të punës të propozuar nga socialistët, pasi “e di mirë rolin e parlamentit”.
Përgjigja erdhi pasi Dumani u shpreh se “problemi është nëse retorika politike kthehet ne diçka konkrete nëse përmes ligjeve bëjnë diçka për të na kontrolluar.”
Shalsi sqaroi se parlamentit nuk do t’i shtohet asnjë funksion i ri, por do të krijohet një komision përmes një grupi informal pune. I pyetur se me cilën opozitë do të bashkëpunohet, Shalsi tha “është pyetje 1 miliard dollarshe”.
Eduard Shalsi: Nëse ka një forcë politike që i ka mbështetur organet e reja të drejtësisë, me të gjitha mjetet, ka qenë PS, pse, sepse e kemi ngritur me vullnet të plotë për të hapur një kapitull të ri. Në Shqipëri ishte e domosdoshme sistemi i ri drejtësie. Unë nuk mendoj që z.Dumani është i shqetësuar se ai vazhdon punën e vet. Edhe z. Dumani e din mirë rolin e parlamentit dhe rolin e tyre. Nuk do t’i shtohet parlamentit ndonjë funksion i ri, nuk do krijohet një komision. Kemi qenë dhe jemi shumë të qartë. Kuvendi nuk do marrë rol ekstra, nuk do të ngre komitete të tjera, i ka përcaktuar ligji. Ajo që duam të bëjmë, përmes një grup informal punë, duke krijuar një koncept si e shohin punë e parlamentit. Për anëtarësimin në BE, Kuvendit i duhet një punë voluminoze. Nuk kemi të bëjmë me masën, por me cilësinë e raporteve, me një azhornim të sfidave të reja që lindin nga ky proces. Nuk do të shpikim komisione fantazmë, Kuvendi rolet i ka të qarta.
Në duam nivelin e parlamentit ta ngremë një stad i ri. Ne mendojmë që një proces të jetë i suksesshëm do patjetër të përfshijë opozitën. Pyetjes 1 mln dollarëshe cilën e opozitë, nuk di të them. Deputetët e opozitës i kemi dhënë gjithë hapsirën për të propozuar, debatuar, pjesë e inciativave. Ka gjëra që nuk biem dakord mi qeverinë, po debatojmë një ligj të rëndësishëm, që puna jonë të jetë cilësore, niveli i ekspertizës të jetë shumë më i lartë, për më tepër me sfidat që do ndeshemi. Ka ardhur koha të rivlerësojmë punën e kuvendit, sot jemi më të pjekur me të maturuar dhe çfarë leksionesh që kemi nxjerrë.
Në rastin konkret, jemi të përgjegjshëm për çfarë bëjmë vet. Unë e kam filluar jetën parlamentare ne opozitë, nuk do të bëjmë ato shfaqe dhe atë mënyrë sjellje që maxhoranca e dikurshme ka bërë për ne. Aty brenda ka disa zëra racional. Synimi final është përmirësimi i punës së kuvendit për shkak të kontekstit europian.
Pas asaj që i ndodhi koleges Accka kanë frikë të flasin dhe të ulen se nuk dinë reagimin, si ai reagimi harbut i kolegut të tyre. Ka disa vendime të gjykatës Kushtetuese, eja ti sqarojmë për të përmirësuar punën e komisoneve hetimore. Sot kemi një rregullore, zërat racional brenda opozitës, nga frika e reagimit të kolegëve të tyre nuk marrin pjesë. Ne jemi thirrur për të qeverisur, jo për ta mbajtur status quo.
Po bëhet fjala për strukturën organizative dhe vlerësimin e punonjësve. Kuvendi të jetë financiarisht i pavarur, siç e kanë Kuvendet e botës, do të jetë edhe kjo pjesë. Parlamentet moderne nuk varen nga qeveria, pjesë e diskutimit do duhet të jetë edhe kjo gjë. A duam apo nuk duam ta fuqizojmë rolin e parlamentit, të gjithë thonë po, por si do ta bëjmë. Kemi nevojë për shumë aktorë.
Top Channel