Kaosi në PD, a funksionon dyshja Bardhi-Berisha?/ Kreu i grupit parlamentar në “Top Story”: Ne nuk kemi përjashtuar edhe diskutimet për…

25/01/2024 21:29

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, mbrëmjen e somte foli në “Top Story” për diskutimet e bëra gjatë mbledhjes së grupit të tyre, përfshirë këtu stratëgjitë dhe problemet.

Bardhi u ndal edhe tek rrëzimi i kërkesave për Komisionet Hetimore, të cilat sipas tij nisën të bëheshin të shpeshta sepse opozita nuk ngrinte zërin.

“Patjetër që në mbledhje e grupit është diktuar strategjia por nuk përjashtohen edhe diskutimet për situatën brenda PD-së kolegët kanë të drejtën e tyre për të shprehur mendimet për zhvillimet brenda partisë. Unë e kuptoj që padisutim ne jemi në politikë, jemi parti politike, por ky nuk duhet të jetë i vetmi qëllim përse opozita eksiton.

Nëse deputetëve të opozitës iu mohohet çdo e drejtë e mundshme çfarë vlerë ka të ngremë zërin. Ka pasur një situatë në kuvend dhe kjo e ka shtuar arrogancën e mazhorancës. Për një kohë rrëzoheshin… 

Rrëzoheshin kërkesat për komision hetimor dhe nuk ngrinte kush zërin. Kjo u bë traditë. Brenda një javë duke parë që kërkesat rrëzoheshin dhe në nuk reagonim rrëzoheshin pa asnjë arsye. As opinioni publik nuk ka ditur. Është interes i qytetarëve që zgjedhjet në Shqipëri të kenë disa garanci”, tha ai.

Top Channel