“A ka mundësi të merreni me hallet tuaja”, Julia Ilirjani reagon pas qarkullimit të videove intime: Unë s’jam te ato pamje, mos më shqetësoni familjarët
Jamarbër Malltezi dorëzoi rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës “arrest shtëpie”.
Ndërkohë, muajin e kaluar, ishte Prokuroria e Posaçme që depozitoi rekurs në Gjykatën e Lartë për Jamarbër Malltezin, i vendosur nën akuzë për privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani”, duke kërkuar rikthimin e tij në qeli, pasi më herët Gjykata e Apeli ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.
Nën akuzë për këtë çështje është vendosur dhe ish-kryeministri Sali Berisha si dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi. Nga hetimet Jamarbër Malltezi dyshohet se përfitoi rreth 5 milionë euro nga privatizimi i kompleksit Partizani. SPAK insiston se biznesmeni dhe Malltezi në bashkëpunim i pastruan paratë duke fshehur origjinën e vërtetë të tyre.
Top Channel