“Duhet të pranojmë njëri-tjetrin”/ Bardhi në “Top Story”: Bashën nuk e kam fare parasysh, kryesues i renditjes “deputeti memec”

25/01/2024 22:53

Gazment Bardhi deklaroi në “Top Story” se deputetët demokratë duhet të pranojnë njëri-tjetrin.

Për sa i përket Lulzim Bashës u shpreh se ai ka qëndruar i heshtur për shumë çështje, e për këtë sipas Bardhit, ai bën pjesë në grupin e quajtur “deputetët memecë”.

Bardhi: Unë nuk mund të them që demokratët ose opozita ndjehen të lumtur nga gjendja në të cilën ndodhemi, Një pjesë e tyre kanë humbur shpresën për betejën e bërë prej dy vitesh. Synimi është t’i rikthejmë atë shpresë.

Shehu: Të gjithë e kanë kuptuar që ju zakonisht flisni në bazë të mendimeve tuaja personale. Cili do të ishte varianti më i mirë që ju mendoni, për ta bërë PD-në alternative në 2025?

Bardhi: Mendimi më i mirë i mundshëm në situatën ku jemi është të pranojmë njëri-tjetrin. Të pranojmë, se Bashën nuk e kam parasysh fare në këtë diskutim. Për mua Basha ka një hendek midis mandatit që ka marrë si opozitar. Unë po flas për pjesën që kanë vendosur të qëndrojnë në opozitë. Të kesh kohë pa ardhur në parlament të dalësh të bërtasësh aty…

Sipas një raporti 8 prej tyre në 2023 nuk kanë mbajtur asnjë fjalim. “Deputetët memecë” janë quajtur ndryshe, duke u kryesuar nga Basha. Pyete kush ishte meqë po mendohet se po e pengojmë ne. Ata kanë rrugën e vet për të vepruar megjithëse them që e kanë të gabuar. Zoti Basha të vijojë të merret me Ukrainën, luftën, etj.

Top Channel