Debat në Top Story/ Rakipllari: Pse qytetarët s’të mbështesin? Bardhi: Themelore është objektivi! Ja pika që na bashkon të gjithëve

25/01/2024 21:34

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi dhe drejtori i Informacionit në Top Channel, Robert Rakipllari janë përfshirë në një debat në emisionin Top Story në Top Channel këtë të enjte.

Rakipllari i tha Bardhit se nuk ka mbështetje nga qytetarët, ndërsa u kundërshtua nga ky i fundit.

Mes të tjerash, Bardhi theksoi se pika që mbështet opozitarët është beteja me Edi Ramën.


Rakipllari
: Opinioni publik nuk ju mbështet.

Bardhi: Qytetarëve u them ejani, na mbështesin

Rakipllari: Nuk ju vijnë qytetarët,

Bardhi: Nuk e kemi ndjekur si rrugë,

Rakipllari: Pse s’të mbështesin ty? Ju vetë nuk keni ndonjë retorikë kundër SPAK apo mbështetëse.

Bardhi: Themelore është ku është objektivi që unë vendos, Berisha apo opozita, objektivi për t’u marrë me drejtësinë apo me Edi Ramën, objektivi kryesor është beteja me Edi Ramën, një pikë që na bashkon të gjithëve, aksioni ka pasur këtë fokus si dhe konflikti, nuk është ajo mënyra që unë dua të bëj politikë, konflikti me kolegë qoftë me maxhorancën apo brenda llojit.

Top Channel