Princesha e Monaco punësonte ‘emigrantë dhe dado ilegale’ për binjakët e qentë e saj, rrëfen ish-llogaritari (fotot)

24/01/2024 20:00

Megjithse princesha Charlene e Monaco punësonte emigrantë ilegalë për më pak se 100 euro dita, shpenzimet e saj të ekzagjeruara për çështje personale i kalonin 1 milionë euro në vit, rrëfen së fundmi ish-llogaritari i Princit Albert.

67 vjeçari Claude Palmero, i cili kontrollonte financat e pallatit prej dy dekadash dha dorëheqjen në korrik pasi u bë objekt i akuzave të korrupsionit nga një rrjet i njohur monitoruesish.

Por tashmë të dhënat e tij personale për shpenzimet e familjes mbretërore të Monaco janë publikuar nga e përditshmja vendase Le Monde, ku mes të tjerash thuhet se emigrantë ilegalë ishin pjesë e stafit personal të Charlene, për të cilët Palmero thotë se ishte më i shqetësuar.

“Lartësia e saj Princesha i vinte njerëzit të punonin për të edhe kur ata nuk dëshirojnë”, kishte paralajmëruar Palmero Princin Albert, duke iu referuar një shërbëtoreje filipinase që nga zemërimi, ‘i lidhte qentë kur u bënte banjë’.

Në të tjera rrëfime, në një letër të vitit 2017, ai thotë se punonjësja nga Filipinet është pa dokumente prej pesë vjetësh, pasi kishte ardhur vetëm me një vizë një-mujore turistike.

Në dhjetor 2014, Charlene lindi binjakët e saj Princi Jacques, e Princesha Gabriella, të cilët i la menjëherë nën kujdesin e dadove emigrante ilegale.

Palmero shtonte në dokumente: “Punësimi i dadove është ilegal pasi viza ka një muaj që u ka skaduar, ato janë jo vetëm në një situatë ilegale por njëri ka ardhur me pasaportë false”.

Por megjthatë Palmero dekretoi 600,000 euro për celebrimin e ditëlindjes dhe pagëzimin e fëmijëve të princërve.

Në prill 2016, Charlene kërkoi 70,000 euro për të marrë me qera një vilë në Korsika, çka për Palmero, ishte e tepërt.

“Këto praktika janë të rrezikshme,” thotë Palmero se kishte paralajmëruar princeshën.

Shënimet tregojnë gjithashtu se princi Albert çdo vit miliona nga një llogari sekrete në Francë për të paguar një ish-të dashur dhe fëmijët e tij prej saj,  Jazmin Grimaldi, 31 vjeç, e Alexandre Coste-Grimaldi, 20 vjeç, të cilët merrnin pensione prej 344,000 çdo vit.

Në dhjetor 2019, Palmero thotë se u armua kur pa se princesha Charlene kishte shpenzuar rreth 15 milionë euro ne tete vjet, megjithëse i lejoheshin vetëm ‘7.5.

Ai ka ofruar tashmë shënimet e tij për mediat, prej të cilave Le Monde shkruan se “gropa e buxhetit bëhej gjithnjë e më e madhe prej pagesave ndaj ish-të dashurave të princit dhe fëmijëve të tij të jashtëligjshëm.

65 vjeçari Albert, besohet se zotëron rreth 1 miliardë dollarë, ndërsa i ka blerë bijës së tij Jazmin Grimaldi, 31 vjeçe, një apartament $3milionë në New York kur ajo ishte vetëm 25 vjeçe. /DailyMail/

FOTO GALERI
1/5
Shpenzimet e familjes mbretërore të Monaco janë publikuar nga e përditshmja vendase Le Monde

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA