Sulmet iraniane në Jordani, vriten dy ushtarë amerikanë, një tjetër rezulton i zhdukur Kanadaja po vijon të përballet me një situatë të rënduar nga zjarret masive pyjore, të cilat kanë detyruar autoritetet të angazhojnë ushtrinë për evakuimin e banorëve në zonat më të rrezikuara.
Forcat e Armatosura kanadeze kanë nisur një operacion për evakuimin me avion të rreth 600 banorëve të komunitetit të izoluar Fort Hope, në veriperëndim të Ontarios, ku flakët vazhdojnë të përhapen me shpejtësi.
Sipas autoriteteve kanadeze, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 69 zjarre të reja, duke e çuar në 955 numrin e vatrave aktive në të gjithë vendin. Mijëra persona janë evakuuar tashmë nga rajonet e prekura dhe janë transferuar në qytete më të sigurta në jug të Ontarios.
Forest fire is still wild in Ontario, Canada. pic.twitter.com/mgqFdt8jPz
— uj (@umeshjj7) July 17, 2026
Situata ka ndikuar edhe përtej kufirit. Tymi i dendur i zjarreve është përhapur në disa shtete të SHBA-së, ku autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për përkeqësimin e cilësisë së ajrit dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve, veçanërisht grupeve më të rrezikuara, të kufizojnë aktivitetet në ambiente të hapura.
Ekspertët e klimës theksojnë se zjarret pyjore janë bërë një fenomen gjithnjë e më i shpeshtë në Kanada, ndërsa temperaturat e larta dhe thatësira kanë krijuar kushte ideale për përhapjen e flakëve. Autoritetet vijojnë përpjekjet për vënien nën kontroll të zjarreve, ndërsa monitorojnë nga afër zhvillimin e situatës.
🔥Massive wildfires in Canada. Footage from a firefighting aircraft shows crews racing to contain the flames. Just look at the sheer size and intensity of these infernos. pic.twitter.com/sJ3vynfVAx
— Predictivemoney (@Predictivemoney) July 17, 2026
Top Channel