Mjeku person i njohur për policinë, gazetarja: Iu vu minë dhe është hetuar për shit-blerje armësh/ Bezat: Edhe më parë ka ngacmuar të afërmit e pacientëve

24/01/2024 23:07

Dy gazetaret, Dorjana Bezat dhe Glidona Daci zbuluan detaje të reja nga e shkuara e mjekut Dervish Hasi, i cili ka abuzuar me një 16-vjeçare.

Daci u shpreh se 42-vjeçarit i është vënë minë në vitin 2019, gjithashtu është hetuar për shit-blerje armës. Ajo theksoi se këtu fshihet diçka krejt tjetër, që nuk ka lidhje vetëm me aspektin social.

Gjithashtu më pishtë përmendet edhe një fakt në lidhje me bashkëjetuesen e dytë të mjekut Dervish Hasi:

Gruaja e tij e dytë i përket një personazhi të rrezikshëm në Bulqizë, personazh i cili është hetuar në çështjen e indroktrinimit të personave të ndryshëm nëpërmjet besimit drejt Sirisë. Ai është vrarë në 2014 dhe bashkëshortja e tij është bashkëjetuesja e mjekut. Duhet hetuar me detaje e shkuara e mjekut. Dervish Hasi i është vënë minë në vitin 2019, është hetuar për shit-blerje armësh, pro nuk është vërtetuar nga Prokuroria. Unë mendoj që këtu fshihet diçka krejt tjetër që nuk ka lidhje vetëm me aspektin social”, tha Daci.

Nga ana tjetër Dorjana Bezat zbuloi se mjeku ka ngacmuar edhe të afërm të pacientëve të tjerë, gjatë kohës që ishte me detyrë në Dibër. Banorët e asaj zone, sipas saj, e kanë zgjidhur me mënyrat e tyre, përfshirë dhunën.

“Përpara se të shërbente tek Shefqet Ndroqi ky mjek ka qenë në Dibër, ku ka pasur raste të dhunimeve nga qytetarë të ndryshëm të afërmit e të cilëve kanë rënë pre e ngacmimeve të mjekut. Nuk ka pasur denoncime, por e kanë zgjidhur privatisht duke dhunuar mjekun ose duke krijuar situata që nuk kanë arritur deri tek dera e policisë. Dua të them që kjo nuk ishte hera e parë që ai ngacmonte të afërmit e pacientëve te tij”, u shpreh Bezat.

Top Channel