“Gratë e tij dhe spitali ku punonte ishin në dijeni për lidhjen”/ Gazetarja jep detajet tronditëse: Mjeku e ka detyruar të miturën të kryejë marrëdhënie në grup

24/01/2024 22:28

Gazetarja Glidona Daci dha detaje tronditëse mbrëmjen e sotme në “Top Story” gjatë diskutimit për abuzimin që 42-vjeçari Dervish Hasa bëri ndaj një 16-vjeçareje.

Daci u shpreh se mjeku e ka detyruar të miturën të kryejë marrëdhënie në grup, me persona të tjerë.

Gjithçka ka nisur pasi prindërit e të miturës dyshonin se vajza e tyre po indoktrinohej. Më pas ata kanë negociuar për të marrë situatën nën kontroll dhe të shkëpusin 16-vjeçaren nga mjeku.

Në momentin që ata nuk kanë arritur t’ia dalin kanë bërë një denoncim në polici, e më pas derisa u arrit arrestimi i 42-vjeçarit.

“Në këtë rast nuk kemi të bëjmë me gjendjen ekonomike të vajzës, por në fakt në momentin e parë që prindërit kanë denoncuar se vajza po indoktrinohet. Vajza ka qenë gjysëm e zhveshur dhe në momentin e fundit ka tentuar të vendosë shaminë. Ajo që ishte më shqetësuese ishte që partnerja e parë e tij ishte infermiere në spital dhe të gjithë e dinin që ai kishte edhe bashkëjetesa me gra të tjera.

Bashkëshortja e parë nuk ka pasur kontakt me vajzën, dy bashkëjetueset e tjera kanë pasur kontakte. Të treja gratë janë te mbuluara, ndërsa dy gratë e tjera nuk kanë dhënë detaje të tjera. Ka pasur një takim dy muaj më parë se të bëhej kallëzimi për mjekun se këto janë pretendimet e avokatit, babai ka tentuar ta shkëpusë vajzën nga ai. Babi dhe mjeku janë takuar më njëri-tjetrin. Ka pasur gati një javë që ka qenë në dijeni policia.

Dyshimet kanë qenë se vajzë është indoktrinuar në fe. Edhe pse feja dëshmon komplet të kundërtën. Sipas deklarimeve të saj, vajza është shprehur se kanë kryer marrëdhënie me dëshirën e saj. Mjeku e ka detyruar vajzën të kryejnë marrëdhënie me te tjerë në grup. Dyshohet se ka ndodhur kjo gjë”, tha gazetarja.

Top Channel