Fiks Fare/ Shiten kudo, edhe pse janë të ndaluara! Falsetot e rripit të sigurimit, aksesori që rrezikon jetën

24/01/2024 20:43

Vendosja e rripit të sigurimit është detyrim për çdo drejtues dhe pasagjer automjetesh.

Pasi nga studimet rezulton se rreth 30% e fataliteteve në aksidentet rrugore ndodhin për shkak të mosvendosjes së rripit të sigurimit, në sediljen e automjetit. 60% e tyre nga mosvendosja e rripit të sigurimit të pasagjerëve mbrapa.

Në Shqipëri, shpesh herë rripi i sigurimit nuk vendoset nga drejtuesit dhe pasagjerët. Që makina të mos të të bezdisë me sinjalin që të kujton vendosjen e rripit, shumica përdorin falseton e rripit të sigurimit. Ndonëse Kodi Rrugor e përcakton qartë detyrimin e vendosjes së rripit të sigurisë, por që tek në nuk zbatohet.

Fiksi kreu një vëzhgim se ku shiten sa e si shiten këto falseto të rripit të sigurimit. Në të gjitha dyqanet  që shesin aksesor për makinat që Fiksi u interesua shiten falsetotë rripit të sigurimit. Çmimi varion nga 600-300 lekë. Madje ekzistojnë edhe falseto të personalizuara sipas markave të makinave që kushtojnë 1 mijë lekë çifti.

Kodi rrugor thotë qartë: Drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët janë të detyruar të vendosin rripat e sigurimit në çdo lloj lëvizje me mjet. Kodi rrugor parashikon gjoba edhe kur pasagjeri nuk vendosë rripin e sigurimit gatë udhëtimit. Gjithashtu kodi rrugor parashikon edhe ndëshkimin e e atyre që e zëvendësojnë rripin e sigurimit më një tip të homologuar siç është edhe falseto. Masa administrative, gjobë varion nga dyqind e pesëdhjetë deri në një mijë lekë.

Po ashtu cilido që importon apo prodhon për tregti në territorin kombëtar këto sisteme të fiksimit të homologuar ndëshkohet me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzetë mijë lekë.

Por ndryshe u pa në vëzhgimin e Fiks Fare ku të gjitha dyqanet i shisnin fare lehtë.

Fiksi iu drejtua inspektores së Qarkullimit Urban të Tiranës, Anxhelina Bregu, e cila tregon mbi rëndësinë që ka përdorimi i rripit të sigurimit si për vetë shoferin apo edhe për pasagjerët. “Shpeshherë përdoruesit mendojnë që nëpër rrugë urbane nuk duhet përdorur rripi dhe refuzojnë të gjobiten. Por çdo përdorues mjeti apo edhe pasagjer është i detyruar të përdor rripin e sigurimit për sigurinë e jetës së vetë apo edhe pasagjerëve. Janë marrë  mbi 211 mijë masa administrative për mospërdorimin e rripit të sigurimit” sqaron inspektoria.

Fallseto e rripit të sigurimit është një kundravajte dhe në rast kur konstatohet fillimisht këshillohet drejtuesi që të vendosë rripin e sigurimit dhe në rast përsëritje merren masa administrative që variojnë nga 5 mijë – 8 mijë lekë.  Pyetjes së Fiksit se këto falseto shiten lirshëm inspektoria pohon se nuk është kompetencë e tyre , por thekson se policia rrugore nuk i lejon.

Vëzhgimi i Fiksit nëpër dyqanet në Tiranë që shësin aksesorë për makinat

Fiksi – Sa kushton kjo?

Shitësi – 1 mijë lekë ( të vjetra)

Fiksi – A janë universale këto?

Shitësi – Po më.

Fiksi – Për çdo makinë?

Shitësi – Për çdo makinë.

Fiksi – Po vetëm me kështu me logo i ke?

Shitësi – Vetëm me këto. Po çe vret mendjen ajo s’do duket fare.  Ti do e vesh aty, që mos të bëj rripi pip pip.

Dyqani 2

Fiksi – Këto falsetot, këto të rripave të sigurimit?

Shitësi – Me copë kam.

Fiksi – T’i shoh pak? Sa është ai çifti?

Shitësi – 6 mijë lekë ( të vjetra). Është edhe një tjetër 5 mijë lekë( të vjetra)

Fiksi – Paske dhe teke kështu. Sa është kjo?

Shitësi – Universale shkon për çdo makinë. 3 mijë lekë ( të vjetra )

Fiksi – 3 mijë lekë ( të vjetra) një?

Shitësi – Një

Fiksi – Prit ta shoh pak. Me çfarë materiali është kjo ?

Shitësi – Metalik. Metalik është nuk është plastik.

Dyqani 3

Fiksi – A ke nga këto falsetot e rripave të sigurimit?

Shitësi – Po

Fiksi – T’i shoh pak?

Shitësi – Ke si këto, janë 5 mijë lekë ( të vjetra).

Fiksi – Ehë këto të thjeshtat

Shitësi – Ke nga këto që janë 10 mijë lekë ( të vjetra)

Fiksi – M’i jep pak ato vip. A janë universale?

Shitësi – Po janë universale

Fiksi – I shkon ça do lloj makine.

Shitësi – Ke pastaj me logo benzi.

Fiksi – Këto nga sa janë? Këto janë nga 10 mijë lekë ( të vjetra)?

Shitësi – 10 mijë lekë ( të vjetra) dhe rrijnë tamam aty tek vendi i vet

Fiksi – Kam hall a i shkon makinës time .

Shitësi – Këto janë më të mirat.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel