“Për ‘21 Janarin’ duhet të dëshmojë elita politike e vendit”, Artan Hoxha në Top Talk: Prokuroria e Tiranës duhet të shpallte moskopetencën

22/01/2024 17:54

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Channel u shpreh se për ngjarjen e rëndë të “21 Janarit” duhet të dëshmojë elita politike e vendit.

Sipas Hoxhës prokurorët e Tiranës duhet të kishin thirrur për të dëshmuar kryeministrin Edin Rama, ish presidentin e republikës, Ilir Meta, ish kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha, Bamir Topin dhe ish-prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama.

“Për rastin konkret, për një ngjarje kaq të rëndësishme duhet të thërrasësh kryeministrin që është sot në detyrë, ish presidentin e republikës zotin Meta, ish kryeministrin zotin Sali Berisha, ish-ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha, Bamir Topin që ka qenë në detyrë, ish-prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama, ti duhet të thërrasësh elitën politike të vendit, minimalisht të dëshmojnë, lëre pastaj që duhet të ishin nën hetim, ata duhet të dëshmojnë, ata kanë marrë shkresa, Berisha ka folur mbi raporte që i kanë shkuar në dorë”, tha Hoxha.

Xhokaxhi: Përse nuk mund ta marrë SPAK në këtë moment?

“Edhe nga kallëzimet që u bënë vitin e kaluar, SPAK i ktheu mbrapsht, për sa kohë Prokuroria e Tiranës që po e heton çështjen për 13 vite, nuk heq dorë nga kjo çështje, prokuroria e Tiranës bazat e vendimit që kanë ardhur nga Strasburgu duhet t’ja kalonte çështjen, duhet të shpallte moskopetencën dhe t’ja kalonte çështjen një shkalle tjetër që ta gjykonte qoftë në gjyqësor, qoftë në nivelin tjetër të prokurorisë, për ta lënë vendimin që çështjen ta marrë SPAK, dikush tjetër, dhe pse është e rëndësishme ta marrë SPAK-u, sepse vitin e kaluar në momentin kur nxorëm regjistrimin nuk ka ndodhur asgjë. Është thënë që predha që vrau Aleks Nikën, që u gjet në kokën e Aleks Nikës është çuar për rininspektim në Itali, atë e ka riekspertuar laboratori laboratori më i mirë i FBI-së. Janë të përcaktuara qartë, prokuroria duhet t’i kishte ndjekur”, tha Hoxha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA