“Një tortë e madhe, fusni nga një çikë gishtin të gjithë këtu”, Shehi për ndërkombëtarët: Paratë janë një lloj gracke

22/01/2024 21:19

Deputeti Dashamir Shehi i ftuar në emisionin Top Story në Top Channel tha se ndihma e ndërkombëtarëve për vendet e varfra siç është edhe Shqipëria, është një lloj gracke.

Sipas tij, nëse do të ishte investuar ekonomimkisht në vendin tonë, situata do të ishte ndryshe dhe jo siç është aktualisht.

Shehi: Ky lloj raporti në mënyrë individuale mund ta kishim bashkarisht, nëse Shqipëria dhe Kosova do të përballeshim me tematikat, deri më sot nuk kemi ndonjë lloj marrëveshje mes palëve, është i rëndë me tonet. Në Tiranë erdhi gjithë paria e Evropës, deklasifikohet për këtë punë, nuk do të merren çdo muaj me ne. Më shumë deklarim i principit se sa real konkret. Evropa, unë sipas mendimit tim, një tortë e madhe fusni nga një çikë gishtin të gjithë këtu. Duke i pa vitet situata e sotme po të ishte investim ekonomikisht do të ishte e ndryshme, për vendet e varfra që jemi ne, paratë janë si një lloj gracke, Evropa është marrë me siguru qetësi në Ballkan. Mua s’më shqetësojnë çdo të thotë Rama apo Kurti. Blinken tha nëse luftën e fiton Rusia, do të ketë luftë edhe në Ballkan. Ballkani është bishti i asaj që është më shumë se sa Ballkani.

Sot në Shkup u mbajt takimi i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të cilin u diskutua Plani i rritjes i BE-së për vendet e rajonit.

Në këtë takim kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, i Kosovës Albin Kurti, i Malit të Zi Millojko Spajiç, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, në prani të drejtorit të përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian Gert Jan Kompan dhe ndihmës sekretarit të Shtetit i SHBA-së për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brajan nënshkruan njw deklaratë të përbashkët.

Në deklaratën e përbashkët ata thanë se Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor është një mundësi e re për të promovuar konvergjencën ekonomike dhe sociale të rajonit.

Top Channel