Analisti Artur Zheji është përplasur ashpër me kreun e PSD-së në Kosovë, Dardan Molliqaj, sa i përket koherencës në argumenta mbi ndërhyrjen e autoriteteve të Kosovës në veri dhe pranimit të autonomisë së komunave me shumicë serbe.

Për “Top Story”, Molliqaj u shpreh kundër autonomisë, si dhe i vuri në dukje Zhejit rastin e Banjskës kur edhe ai kishte qenë i të njëjtit mendim duke theksuar se nga ai moment nuk do të ketë më marrëveshje me Vuçiç, por sot po pretendon të kundërtën.

Në kundërpërgjigje, Zheji u shpreh se pamjet e forcave speciale të fshehura serbe që ikin si minj ferrave për t’u fshehur janë spektakolare.

Pjesë nga debati:

Zheji: Je i diskualifikuar.

Molliqaj: Pse?

Zheji: Që kur thua se Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur janë e njëjta gjë je automatikisht i diskualifikuar.

Molliqaj: Po e dëgjon çfarë thua apo jo?! Unë të them që Kosova po shkon në autonomi, ti më thua është sukses.

Zheji: Ku është pulti i regjisë te Procesi i Berlinit?! Në Bruksel. Ku është…

Molliqaj: Ne kemi qenë në një studio të përbashkët kur ti the se pas asaj që ndodhi në Banjskë nuk do të ketë dialog dhe marrëveshje.

Zheji: Paskam thënë unë?

Molliqaj: Po. Më the që pas atyre zhvillimeve nuk do të ketë më marrëveshje me Vuçiç. Një muaj më vonë, saktësishtë 30 ditë më vonë ne kemi pranuar autonomi. Njëherë thua shumë mirë që po ballafaqon Serbinë, tani thua që edhe autonomia është mirë. Ja është mirë kur vendosim sovranitet, ja është mirë kur vendosim autonominë.

Zheji: A mbarove?! Ti vetë pyet vetë përgjigjesh. Nëse do të vetëintervistohesh, hap kamerën vëlla dhe dil në TikTok, dil ku të duash.

Molliqaj: Ti sje moderator të na tregosh. Nuk je ti Grida këtu.

Zheji: Jo, por unë mbroj perimetrin e sigurisë time. Nuk mund ta bësh këtë gjë. Hap kamerën, shifu, fol, kënaqu.

Molliqaj: Edhe dërgimi i kryetarëve në very është shenjë sovraniteti, edhe largimi shenjë sovraniteti, nuk janë koherente si argumenta. Dhe lufta me grupet paramilitare në veri, edhe autonomia nuk janë të dyja. Janë o njëra o tjetra.

Zheji: Ore ku ke parë ti pamje më spektakolare se sa të ikin si minj forcat speciale të fshehura serbe.

Molliqaj: Kjo është e frikshme thënë prej teje.

Zheji: Ajo flet për prestigj për Kosovën.

Molliqaj: Kjo fletë për dëshirat e tua për të parë ëndrra.

Zheji: A e ke dëshminë mo, a i kemi pamjet. Ikën ferrave si minj. Ata që do të bënin kryengritje ikën ferrave.

Top Channel