“Kryeministri del edhe flet pa pikë fytyre”, Molliqaj për Kurtin: Ata që duan Albinin në Kosovë do të zhgënjehen

22/01/2024 21:39

Dardan Molliqaj, kreu i PSD në Kosovë, pjesë e panelit të Top Story në Top Channel komentoi deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, këtë të hënë në Shkup.

Ai tha se e kundërshton propozimin e kryeministrit Edi Rama për autonomi të Kosovës, ndërsa theksoi se ai mund të ndërhyjë në çështje të vendit.

Molliqaj: Të gjithë ata që kanë dashtë Albinin në Kosovë, do të zhgënjehehen sepse dallimet me tyre nuk kane qenë as personale as ideologjike, kanë qenë rreshtimi ndaj bashkësisë ndërkombëtare, Albini ka bërë hapa substanciale, gjithnjë e më afër do të jenë, nuk i bën mirë Kosovës dhe Shqipërisë. Ne vazhdimisht kemi mbajtur qëndrim që ka rëndësi për çfarë pajtohen, më mirë të jesh bashkëpunëtor me të Maqedonisë, se di sa mund të ndihmojë Kosova Shqipërinë. Unë kundërshtoj propozimin e Ramës, i cili tha për autonomi të Kosovës, nuk bëj pjesë në grupin e politikanëve thonë që nuk duhet të ndërhyjë, siç Kosova duhet të ndërhyjë në Shqipëri, koha do të na japë të drejtë. Kryeministri del edhe flet pa pikë fytyre, pse vitin e kaluar e pranove marrëveshjen, e ka lidhur integrimin me normalizim.

Kujtojmë se sot në Shkup u mbajt takimi i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të cilin u diskutua Plani i rritjes i BE-së për vendet e rajonit.

Në këtë takim kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, i Kosovës Albin Kurti, i Malit të Zi Millojko Spajiç, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, në prani të drejtorit të përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian Gert Jan Kompan dhe ndihmës sekretarit të Shtetit i SHBA-së për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brajan nënshkruan një deklaratë të përbashkët.

Në deklaratën e përbashkët ata thanë se Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor është një mundësi e re për të promovuar konvergjencën ekonomike dhe sociale të rajonit. Kurti e shfrytëzoi tryezën e këtij samiti për të temën e mungesës së sigurisë, duke aluduar se Serbia përmes mallrava fut armë në Kosovë.

Top Channel