“Kjo është e poshtër”, Molliqaj: 0 cent dhe 0 mbështetje nga BE për Kosovën, pa zbatimin e obligimeve që ka marrë Kurti

22/01/2024 22:17

Në Shkup u organizua ditën e sotme takimi i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të cilin u diskutua Plani i rritjes i BE-së për vendet e rajonit.

I ndalur në këtë pikë, kreu i PSD në Kosovë, Dardan Molliqaj tha për “Top Story” ka deklaruar se “0 cent dhe 0 mbështetje do të marrim nga Bashkimi Evropian pa zbatimin e obligimeve që ka marrë Kurti”.

Molliqaj: Pozicioni është shumë qesharak sepse Kosova është i vetmi vend që ka masa ndëshkuese falë qeverisë së Kosovës që ka pranuar aneksin e Ohrit. Kurrë Kosova nuk është ndëshkuar nga BE-ja me masa për shkak se nuk ka zbatuar marrëveshjet. Kryeministri i Kosovës është i pari që ka pranuar se këtë propozim që unë kam marrë përsipër nëse nuk e zbatoj, BE-ja na ndëshkon. 0 cent dhe 0 mbështetje do të marrim nga Bashkimi Evropian pa zbatimin e obligimeve që ka marrë Kurti. Kështu, që të thuash se Kosova po bën përparime në këtë fushë, nëse nuk është ironi është e poshtër. Një shtet që ka sanksione dhe detyrime për të krijuar autonomi të serbëve në Kosovë, është hipokrizi të thuash se po bën përparime në këtë fushë. Nuk ekziston përparim kur ti ke sanksione nga komuniteti drejt të cilit ti dëshiron të integrohesh. Nuk duhet as ta lejojmë një diskurs të tillë, nuk është i dobishëm.

Vlen të theksohet se, në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, i Kosovës Albin Kurti, i Malit të Zi Millojko Spajiç, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, në prani të drejtorit të përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian Gert Jan Kompan dhe ndihmës sekretarit të Shtetit i SHBA-së për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brajan nënshkruan një deklaratë të përbashkët.

Në deklaratën e përbashkët ata thanë se Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor është një mundësi e re për të promovuar konvergjencën ekonomike dhe sociale të rajonit. Kurti e shfrytëzoi tryezën e këtij samiti për të temën e mungesës së sigurisë, duke aluduar se Serbia përmes mallrava fut armë në Kosovë.

Top Channel