Dashuria për fushën e blerte për 26-vjeçaren Eglantina Pjetrushi ka filluar pikërisht nga ky stadium.
“Që e vogël ndiqja kampionatet botërore me familjen, pamundësia për të qenë pjesë e një ekipi futbolli e pashe si të vetëm arsye për të qen pjesë e futbollit. E kam nisur në këtë fushë këtu mbaj mend stërvitjen e parë, ndeshjen e parë”, u shpreh ajo.
Pasioni për futbollin ka nisur rastësisht për Pjetrushin, por rruga drejt arbitrimit e ka një zanafillë pasi ajo rrjedh nga një familje arbitrash.
“E nisa rastësisht vij nga një familje arbitrash…”, deklaroi ajo.
Një fillim i vështirë që nga universiteti e deri tek tensionet në ndeshje, kjo nuk e ka penguar atë aspak për të vazhduar ëndrrën e saj, ku sot mban stemën e FIFA-s si e dyta arbitre femër në vendin tonë.
-Por si është Eglantina si arbitre në fushën e blertë?
-Kartonat e verdhe kanë qenë të shumtë, kartonat e kuq kanë qenë të merituar, por jam e kursyer tek kjo pjese nuk mbahem si dorë lëshuar te kjo pjesë më pëlqen loja e fortë të luhet futboll. Ne jemi arbitra, qëllimi jonë është që të vendosim drejtësi të jemi sa më gjakftohtë në vendime, nuk bëhen gjërat me inat unë di t’ia jap karton këtij apo atij tjetrit, thjesht dua që në një ndeshje futbolli ta nxjerr me sa më pak gabime. Detyra jone është t’i minimizojmë ato dhe ekipet të jenë pa pretendime.
Top Channel