I dënuar me 5 vite për kultivim droge dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet në Lezhë 49-vjeçari në kërkim

21/01/2024 13:51

Një 49-vjeçar i shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me 5 vjet burgim, për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajte pa leje ka rënë në prangat e policisë së Lezhës.

Operacioni për kapjen e tij u bë nga komisariati i policisë Pukë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë.

Në zbatim të planit të masave të hatuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim dhe goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale ra në pranga Kastriot Gega, banues në Shkodër.

Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin e datës 17.09.2018, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, pasi ka rezultuar bashkëpunëtor në kultivimim e 3280 bimëve narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Top Channel