Gjurmë kokaine gjenden në parlamentin e Suedisë

20/01/2024 17:21

Gazeta kryesore suedeze ‘Aftonbladet’ raportonte dje se gjurmë kokaine janë gjetur në disa vende brenda parlamentit të vendit të njohur si Riksdag, pas një testimi me detektor drogash të kryer nga një gazetar i rrjetit të lexuar gjerësisht.

Gazetarët kishin kryer testin e fshirjes së sipërfaqeve në tualetet e 7 partive të parlamentit dhe gjurmë kokaine ishin gjetur në 4 prej tyre.

Në raportin e publikuar të testeve, Aftonbladet shkruante se gazetari kishte fshirë me “copë njohëse kokaine” tualetet partive të ndryshme të parlamentit duke zbuluar rezultatet e mësipërme.

Ata shtonin se kur gazetari fshinte siperfaqet me copën e ndjeshme, ajo kthehej në ngjyrë blu, duke sinjalizuar prezencën e kokainës.

“Në të gjitha mostrat që morën kishte kokainë,” tha për rrjetin Aftonbladet Anders Helander, kimist spitali dhe studiues i Institutit Karolinska.

Testimet ishin kryer në të gjitha ambjentet e partive të Riksdag përveç partisë së Moderuar, tha gazeta, ndërsa gjurmët e kokainës ishin gjetur në tualetet e partive Social Demokrate, Demokrate Suedeze, Partisë së Majtë dhe Liberalëve.

Zëdhënësit e katër partive në fjalë thanë se ishin të çuditur nga zbulimet dhe shtonin se çështja do të merret seriozisht, por duke sinjalizuar se tualetet mund të përdoren dhe nga vizitorë, sipas të përditshmes vendase.

“28 tualetet tona janë të hapura dhe për vizitorë ose kushdo që ka nevojë, përfshi gazetarë, staf administrativ apo të tjerë”, tha kur u pyet për çështjen Erik Kristow, zyrtar i vjetër i Demokratëve Suedeze.

Ndërsa Social Demokratët thanë se drogat janë një problem i gjerë në shoqëri, por kur vjen puna për tualetet e parlamentit “nuk mund të kontrollojmë ata që hyjnë e dalin në to.”

FOTO GALERI
2/3
Gazetarët kishin kryer testin e fshirjes së sipërfaqeve në tualetet e 7 partive të parlamentit dhe gjurmë kokaine ishin gjetur në 4 prej tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA