Mërtiri: Ligji për Komisionet Hetimore, antikushtetues/ Zheji: Opozita e Foltores mos të atakohet edhe me Begajn, po humbet…

18/01/2024 21:44

Akuzat e opozitës për presidentin Bajram Begaj pas dekretimit të ligjit për Komisionet Hetimore, analisti Artu Zheji i cilëson si një tjetër element që po dëmton të djathtën.

Sipas Zhejit, në këtë mënyrë, opozita e Foltores po humbet kredibilitetin.

“Këtu problemi është që PD që ka lindur nga Foltorja nuk ka një kokë. Në nivel strategjik ka Berishën, në nivel operacional nuk ka. Nuk ka pse opozita e Foltores të atakohet edhe me Begajn. Se të gjithë kafshojnë nga pak dhe humbet kredibiliteti i kësaj force. Nuk pritet që Begaj të bëjë një gjest të fortë. Ose e ka gjykuar në formë autonome, është mendimi i opozitës”.

Gjatë diskutimit këtë mbrëmje në “Top Story”, analisti Ergys Mërtiri u shpreh se ligji për komisionet hetimore që u dekretua sot nga Presidenti, është i keq. Presidenti duhet ta kthente ligjin, pasi i jep më shumë pushtet mazhorancës, sipas tij.

“Unë nuk shoh ndonjë gjë të madhe, këta po thonë që të gjithë institucionet janë të kapura. Unë doja që Presidenti ta rikthente ligjin, sepse jemi në kufijtë e një shteti autokratik. Për mua ligji është i keq. A është antikushtetues, kjo ha debat. Nuk mund ta akuzojmë Presidentin që mendon ndryshe nga ne. Këtu kemi dy palë që po ndeshen, opozita e Berishës dhe Rama. Presidenti mund të thotë: Me kë palë të bëhem unë, të bëhem më ‘non grata-n’. Kjo e justifikon disi vendimin e Presidentit”.

Top Channel