Habit Babaramo: Presidenti udhëtoi 12 orë me makinë për në Bullgari, mirë që nuk shkoi me furgonin e linjës

18/01/2024 21:38

Ilir Babaramo, i ftuar në “Top Story”, tha se Presidenti Bajram Begaj duhet të gjejë shkakun e kësaj krize dhe ta zgjidhë atë.

“Ti je kryetari i shtetit (i drejtohet presidentit Begaj), cili është shkaku i kësaj krize? Jo të gjithë janë kundër PD-së. Duhet të dalin nga gracka që po tha Berisha që Toka rrotullohet rreth Diellit, ne duhet të jemi kundër. Është në hall të vet ai, mbledh 5 veta poshtë ballkonit. Zotëria ka dalë kundër Berishës. Një President nuk duhet të shkonte aty dhe ta bënte si tabelë qitjeje”, tha Babramo.

“Para një muaji shkoi për vizitë shtetërore në Bullgari, që pritej me interes. Mirë që nuk shkoi me furgonin e linjës, shkoi me veturë 12 orë nga Tirana. Shteti shqiptar ka një avion”, tha gazetari.

Grida: Mos ka dashur të shkojë vetë ashtu?

Babaramo: Mund të dojë të shkojë dhe me autostop, por përfaqëson shtetin shqiptar. Ju duket normale që udhëtojë 12 orë?

Grida: Si simbolikë më duket normale.

Babaramo: Si njeri e respektoj. Ne prisnim që ky të ndërhynte, nuk mundësh të shkosh pa bërë përpjekjen më minimale për të zgjidhur krizën dhe këtë ngërç në politikën shqiptare.

Top Channel