Pas marrëveshjes për naftën me Putin, Trump ngrin sanksionet ndaj Rusisë të vendosura nga vetë ai në shtator
Analisti Artur Zheji gjatë diskutimit në “Top Story” për debatet rreth reformës zgjedhore deklaroi se opozita e ka kuptuar që gaboi me djegien e mandateve.
Ai u shpreh se opozita po djeg karriget në kuvend, sepse e ka kuptuar që dështuan në vendimin për djegien e mandateve.
Gjatë deklaratave të Zhejit ndërhyri edhe deputeti i PD-së, situatë që gravoi në debate.
Artur Zheji: Çështja është që referenca kryesore e qershorit, 5 qershorit 2020. Në lojë u futën ndërkombëtarët. Shkak-pasojë të një vendimi politik… Opozita po djeg karriget se nuk djeg dot mandatet. Se e kuptuan që ishte e gabuar. Vonë e kuptuan që nuk komandonte PD-në Luzlim Basha por Sali Berisha. Ndërkombëtarët për fat të keq e kanë përcaktuar se kë nuk duan. Duhet ndarë fati individit nga fati partisë.
Ervin Salianji: Nëse do të kishte mbështetje për këtë komision, ishte një deklarim në publik…
Artur Zheji: Sa herë ka pasur zgjedhje ka pasur vërejtje për zgjedhjet.
Ervin Salianji: Do ta bëjë Rama me Bashën, me njëri-tjetrin, po thotë që ka mbështetje ndërkombëtare… Edhe me mbështetjen ndërkombëtare ka pasur raste që nuk ka respektuar, duhet një presion më i fortë.
Top Channel