Nga Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës bëhet e ditur se kanë pranuar 12 minatorë për trajtim gjatë ditës së sotme, pasi të njëjtët kanë pësuar djegie nga acidi sulfuri.

“Sot, rreth orës 13:00, ka ndodhur një incident në Minierën e Trepçës, ku ka pasur rrjedhje kimike të acidit sulfurik ku për pasojë janë lënduar 12 minatorë.

Prej tyre, 2 kanë pasur lëndime serioze të syve (djegie kimike me acid sulfurik), të cilët pas trajtimit në Repartin e Emergjencës janë transferuar ne repartin e Oftalmologjisë së Spitalit të Mitrovicës për trajtim të mëtejmë.

Ndërsa, 10 prej tyre janë duke u trajtuar në repartin e Emergjencës, të cilët anë jasht rrezikut pë jetë dhe pas trajtimeve pritet të lëshohen në shtëpi”, thuhet në njoftimin e Spitalit.

Ndërkohe menaxhmenti i Trepçës ka bërë të ditur se lëndimi i minatorëve erdhi pas një aksidenti gjatë pastrimit të gypave.

“Sot me datë 17.01.2024, në minierën e Stantërg-ut në ora 12:35 h, në horizontin e XI, ka ndodhur një aksident gjatë pastrimit të gypave të pompave me acid sulfurik. Gjatë mirëmbajtjes së gypave ka ndodhur rrjedhje e acidit sulfurik nga bombola, me ç ‘rast janë lënduar 12 punëtorë të minierës së Stantërg-ut”, thuhet në njoftim.

Top Channel