Një fabrikë në Serbi është përfshirë nga flakët ditët e sotme, ku ka humbur jetën një person dhe katër të tjerë janë plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në fabrikën e Krushevcit “Trajal” ku ndodhi një shpërthim në objektin për prodhimin e shiritit të derivateve, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e Serbisë.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 09:00 dhe ekipet e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin.

Personat e lënduar janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm në Krushevc. Tre persona janë trajtuar në repartin e kirurgjisë në gjendje të vetëdijshme, ndërsa një i lënduar është trajtuar në Qendrën Emergjente.

Top Channel