Forca e Interit, që po thyen rekord pas rekordi, dhe dëshira për rivalitet e Juventusit.
Lufta për titullin paralajmërohet e fortë deri në fund në Itali. Merr më tepër vlerë në këtë garë përballja direkte, që luhet në 4 shkurt, por kalendari mund të rezultojë një aleat i madh i skuadrës së Allegrit.
Kjo pasi me zikaltrit, të impenjuar në Superkupë në Arabinë Saudite (me të gjitha ndeshjet që do të mund t’i ndiqni në SuperSport), bardhezinjtë mund të realizojnë parakalimin në klasifikim. Natyrisht që mund të jetë virtual, pasi zikaltrit më pas do të luajnë ndeshjet e prapambetura, por faktori psikologjik ka peshën e tij për sa i përket presionit, pasi për Juventusin, nëse e luan derbin e Italisë si kryesues, mund të japë një shtysë të fortë në aspektin psikologjik.
Interi, që nuk do të luajë ndeshjen me Atalantën që në fillim ishte programuar për fundjavën e ardhshme, por do të rikuperohet në 28 shkurt, e gjen veten për një muaj me një “deja vu” të frikshme, të përjetuar në të kaluarën. Behet fjalë për situatën e dy viteve më parë, me zikaltrit që mbanin shpresat te gara më shumë për t’u rikuperuar me Bolognën për t’i rimarrë kreun Milanit, por që të gjithë e dimë si shkoi më pas me golin e Sansones. I takon Inzaghit që të mos e lejojë skuadrën të përjetojë të njëjtin makth.
Plani i Juventusit është i qartë, të fitojë tri ndeshjet e radhës me Sassuolon, Leccen dhe Empolin, mision ky jo i pamundur, dhe të arrijë në vend të parë në klasifikim në përballjen direkte të fillimit të shkurtit. Aty ku do të vlejë shumë dhe aspektin psikologjik.
Më i vështirë është ndërkohë rrugëtimi zikaltër, me Interin që fillimisht do të ndeshet me Lazion në Arabi për Superkupën, pastaj finalja e mundshme dhe pastaj rikthimi në kampionat përballë Fiorentinës, në “Artemio Franchi”. të dyja skuadrat e dinë se përballja e 4 shkurtit do të jetë vendimtare si dhe faktin se deri aty duhet të shkojnë pa hapa falsë, për të mos rrezikuar kampionatin. /Supersport
Top Channel