Italia “gjen shtëpi” në Gjermani. Federata Italiane e Futbollit ka zbuluar hotelin ku do të grumbullohet përfaqësuesja e drejtuar nga Luciano Spalletti, gjatë rrugëtimit të saj në Europanin Gjermani 2024.

Të kaltrit do të vendosen në VierJahreszeiten hotel, pranë qytetit së Iserlohnit, teksa Federata zbulon se në zgjedhje ndikoi edhe dashamirësia e autoriteteve lokale për të mirëpritur Italinë dhe italianët gjatë Europianit.

Të përzgjedhurit e Spallettit do të stërviten në Hemberg-Stadion dhe rezidenca e tyre do të jetë vetëm 30 kilometra larg Dortmundit, ku do të luajnë ndeshjen e parë ndaj Shqipërisë, si dhe 70 kilometra larg Gelsenkirchenit, ku do të luajnë përballjen e dytë me Spanjën.

Italia do të zbarkojë në Iserlohn më 10 qershor, 5 ditë para përballjes me Shqipërinë, teksa vlen të theksohet se të kaltrit do të qëndrojnë rreth 28 kilometra larg rezidencës së kuqezinjve të Sylvinhos deri në mbrëmjen e 15 qershorit, kur do të sfidojnë njëra-tjetrën në “Signal Iduna Park”.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel