De Rosi zëvendëson Mourinhon te Roma! Pas 18 vitesh si lojtar, tashmë në krye të pankinës

16/01/2024 13:11

Pas shkarkimit të José Mourinhos , tashmë është koha që Roma të shikojë përpara dhe të mendojë për trajnerin e ri.

Friedkins nuk duket se kanë asnjë dyshim, trajneri i ardhshëm i Giallorossi do të jetë Daniele De Rossi. Ish-mesfushori është gati t’i thotë po një kontrate deri në qershor, për t’u rivlerësuar më pas dhe mundësisht të rikonfirmohet deri në fund të sezonit. Detajet e marrëveshjes mbeten për t’u diskutuar dhe po diskutohen në këto momente.

Me sa duket, për De Rossin ka një kusht rinovimi, do të jetë arritja e zonës Champions për sezonin e ardhshëm. Megjithatë duket se është e qartë tashmë që pas 18 sezonesh si lojtarë ai do të marrë drejtimin e skuadrës së tij të preferuar.

Karriera e De Rossit tek Roma

Eksperienca e ish-kapitenit si trajner është mjaft e kufizuar: mes viteve 2021 dhe 2022 ai ishte dy herë në stafin teknik të Mancinit në kombëtare, duke marrë pjesë edhe në ekspeditën fitimtare të Euro 2020, por stoli i tij i parë dhe i vetëm ishte ai i Spalit.

Pasi mori drejtimin nga Venturato në tetor 2022, De Rossi grumbulloi vetëm 3 fitore, 6 barazime dhe 7 humbje në 16 javë kampionat, përpara se të zëvendësohej nga Massimo Oddo në shkurt 2023. Ai zyrtarisht mori licencën UEFA Pro në shtator, pasi përfundoi kursin në Coverciano.

Top Channel