Te Salernitana vazhdojnë të sulmojnë arbitrat.
Serie A është e mbushur me polemika në lidhje me gjykimin, ndërkohë që në prononcimin e fundit, Danilo Iervolino, presidenti i klubit nga Salerno, deklaron:
“Po të analizonim çdo ndeshje do të dilte një situatë skandaloze në favor të skuadrave të mëdha! Mjaft me historinë e vjetër ‘mund të jepej, por edhe mund të mos jepej’.
Mjetet janë aty, por funksionojnë keq. Arbitrat janë hakmarrës, ata janë pjesë e një korporate që duhet ndryshuar. Unë vë re një nënshtrim të tyre ndaj skuadrave të mëdha.
Gabime kaq të mëdha po e shtrembërojnë garën në kampionat. Arbitrat në Itali janë të dobët dhe të pasjellshëm. Unë do i zëvendësoja të gjithë për të mirën e futbollit italian”, theksoi presidenti i Salernitanës.
Klub që protestoi ndaj vendimeve të arbitrave edhe për ndeshjen e humbur 2-1 përballë Napolit në “Diego Maradona”. Sfidë ku goli i Rrahmanit në shtesë i dhuroi triumfin 2-1 kampionëve në fuqi.
Top Channel