Messi i pandalshëm, më i miri edhe në votimet e “FIFA The Best 2023”

15/01/2024 22:09

Lionel Messi është bërë futbollisti i parë që ka fituar tri herë çmimin “FIFA THE BEST”, duke vendosur një rekord edhe për këtë trofe, pas atij të “Topit të Artë”, të cilin e ka fituar tetë herë.

36-vjeçari u konfirmua si fituesi i vitit 2023 në ceremoninë e çmimeve “FIFA THE BEST” që është duke u zhvilluar aktualisht në Londër.

Sulmuesi i Inter Miamit dhe Argjentinës kryesoi garën ndaj Erling Haaland dhe Kylian Mbappe.

Messi fitoi garën ndaj Haaland dhe Mbappe, me argjentinasin dhe norvegjezin që kishin pikë të barabarta nga 48, por sulmuesi i Inter Miamit kishte më shumë vota nga kapitenët e ekipeve të kombëtareve, referuar këtu rregullores, teksa Mbapppe grumbulloi 35 vota.

Messi e kishte fituar më parë çmimin për bëmat e tij në vitin 2019 dhe 2022.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA