Më i miri i ndeshjes ndaj Lorient, Zhegrova pjesë e formacionit të javës në Ligue 1

15/01/2024 20:42

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova është duke kaluar një super moment me ekipin e Lille në Ligue 1, ndërsa edhe në javën e fundit ka gjetur rrugën drejt rrjetës.

Zhegrova shënoi një prej golave në fitoren 3-0 ndaj Lorient, ndërsa u shfaq në formë gjatë gjithë sfidës, duke u vlerësuar në fund të saj me notën 8.4 dhe si lojtari i ndeshjes.

Pikërisht kjo formë e mirë e tij në raundin e 18-të të Ligue 1 ka bërë që Zhegrova të përfshihet në formacionin e javës të “Sofascore” në Ligue 1./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA