FIFA zhvilloi sot ceremoninë e çmimeve “The Best” duke nderuar lojtarët dhe trajnerët më të mirë të vitit 2023.
Fituesit janë përzgjedhur nga votat e trajnerëve dhe kapitenëve të kombëtareve të të gjithë botës si dhe të një gazetari për çdo vend anëtar në organizatën ndërkombëtare, ndërsa një përqindje iu dha edhe votimeve nga tifozët. Nga Shqipëria, votoi gazetari i Top Channel, Endi Tufa.
Në votimin për trajnerin më të mirë për meshkuj, votat e Shqipërisë kanë qenë identike për podiumin dhe për më tepër, ishin edhe në radhën e cila në fund rezultoi ajo në të cilën u mbyllën votimet.
Trajneri Silvinjo, kapiteni Gjimshiti si dhe gazetari Endi Tufa, kanë votuar të tre në të njëjtën mënyrë: i pari Guardiola, i dyti Spaleti dhe i treti Inzagi. Dhe në fakt Guardiola fitoi në fund trofeun, i ndjekur më pas nga dy italianët sipas kësaj renditje.
Top Channel