23/11 15:35
Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka folur së fundmi për ndeshjen gjysmëfinale të Superkupës së Italisë, ndaj Lazios.
Përpara këtij takimi, Calhanoglu ka paralajmëruar kundërshtarët përmes rrjeteve sociale, se “zikaltërit” duan të mbrojnë Superkupën, ku janë fitues në fuqi.
“Jemi të uritur për fitore”-shkruan mesfushori në rrjetet sociale, duke paralajmëruar kryeqytetasit se nuk do të jetë aspak e lehtë. Inter-Lazio do të përballen në gjysmëfinale të Superkupës së Italisë, me 19 janar, të premten në orën 20:00 dhe sfida do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në SuperSport/Digitalb.
Top Channel