Starton Australian Open/ Kualifikohen Novak Djokoviç dhe Caroline Wozniacki

14/01/2024 20:44

Këtë të diel, nisi turneu i parë Grand Slam i vitit, Australian Open. Kampioni në fuqi Novak Djokoviç e nisi mbarë këtë kompeticion teksa u kualifikua për në raundin e dytë pas fitoret me 18-vjeçarin Dino Prizmic, fitues i Roland Garros për të rinj në 2023 me rezultatin 3-1.

Tenisti serb nuk e pati shumë të lehtë këtë ndeshje teksa iu deshën 4 orë e 1 minutë lojë për të marrë këtë fitore. Numri 1 i botës fitoi setin e parë 6-2, por 18-vjecari Prizmic iu kundërpërgjigj duke fituar setin e dytë 7-6 për të barazuar rezultatin në 1-1. Djokoviç fitoi setin e tretë 6-3 dhe me pas të katërtin 6-4, por në këtë të fundit vuajti jo pak pasi Prizmic anuloi 6 match point në fillim.

U kualifikua për në raundin e dytë dhe italiani Jannick Sinner që eliminoi holandezin Van de Zandschulp duke e mundur me rezultatin 3-0. Sinner iu deshën 2 orë e 43 minuta lojë për të marrë këtë fitore. Seti i parë u mbyll me rezultatin 6-4 për Sinner, ndërkohë që i dyti ishte pak më i vështirë, por që shkoi sërish në favor të italianit 7-5. Në setin e tretë gjërat ishin më të lehta për Sinner që e fitoi këtë fraksion 6-3 dhe krejt ndeshjen 3-0.

Në kampin e femrave spikat fitorja e Caroline Wozniackit që ka marrë ftesë për të këtë turne. Danezja, ish nr.1 i botës kaloi Linette në raundin e parë në një ndeshje ku kjo e fundit u detyrua të tërhiqej nga loja. Deri në momentin e tërheqjes së Linette ishte Wozniacki që po dominonte në fushë pasi kishte fituar setin e parë 6-2, ndërkohë që kryesonte në setin e dytë 2-0

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA