Shqipërisë, nga dita e sotme i shtohet zyrtarisht edhe përfaqësuesja e skuadrës së regbit, e cila në qytetin e Kukësit dhe në stadiumin “Kukës Arena” nisi rrugëtimin e saj në një përballje miqësore me përfaqësuesen e Kosovës, që është pak me më tepër eksperiencë se sa ne në këtë disiplinë sportive.
Presidenti i kësaj federate, Xhino Drangu na tregon se si nisi ky sport te ne.
Ndërkohë, në Britani për këtë sport ka një shprehje të veçantë, e cila thotë se regbi është një sport huliganësh që luhet nga xhentëllmen, dhe jo më kot profesionet e djemve që janë pjesë e kombëtares kuqezi janë, mjek, inxhinier, farmacistë, avokatë dhe kështu me radhë. Kapiteni i kuqezinjve, Girsjan Priska, na tregon diçka më tepër për karrierën e tij.
Ndërkohë, kapiteni i përfaqësueses së dardanëve të regbit, Mehdi Krasniqi, prej mëse 12 vitesh, është pjesë e këtij sporti në Francë.
Rregbi është një prej sporteve olimpike në kategorinë e Rregbi 7 apo kategoria me 7 lojtarë që presidenti i komitetit olimpik shqiptarë, Fidel Ylli beson që do ta kemi pjesë të olimpiadës së 2028-s.
Sa i përket rezultatit të takimit, përfaqësuesja e dardanëve fitoi me shifrat 12-34.
Top Channel