Sensi pranon ofertën angleze, shuma që përfiton Interi

12/01/2024 09:33

Stefano Sensi i tha po transferimit te Leicester, pasi klubi anglez bëri një lëvizje konkrete për mesfushorin italian.

Ky është lajmi i fundit për merkaton e Interit, tashmë në pritje të ofertës zyrtare nga klubi anglez, i cili po dominon kampionatin (Championship) me dhjetë pikë epërsi ndaj Ipswichit.

Për momentin nuk ka ende kontakte mes dy klubeve. Për kontratën e Sensit, që skadon në qershor 2024, Interi kërkon të paktën dy milionë euro. Lojtari, i lindur në vitin 1995, ka bërë tri paraqitje në kampionat dhe një në Kupën e Italisë me fanellën zikaltër deri më tani për një total prej 65 minutash në fushë.

Nëse realizohet edhe ky transferim, pas atij të Agoumé që u huazua te Sevilla, Interi mund të krijojë vend për një sulmues të ri në skuadër. Megjithatë, drejtuesit do të presin deri në fund të afatit kalimtar për të shfrytëzuar rastin e duhur. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA