Derbi i Madridit i shkon Realit, me 10 lojtarë mposht Atleticon dhe nuk lejon Barcelonën t’i arratiset më shumë
Qazim Laçi është kthyer shpejt në një nga lojtarët më të dashur të tifozëve të Spartës së Pragës.
Mesfushori dibran i kombëtares shqiptare, po performon mjaft mirë me skuadrën çeke.
Sezonin e kaluar fitoi titullin kampion, ndërkohë që këtë edicion numëron 2 gola dhe 7 asiste në të gjithë kompeticionet.
Tifozët e duan prej faktit që jep gjithmonë zemrën në fushë, ndërkohë që 27-vjeçari gëzon respekt maksimal edhe mes shokëve të skuadrës dhe stafit teknik.
Gjithmonë pozitiv dhe i buzëqeshur, dhe gati për të luftuar për fanellën që mban mbi supe. Sparta ka publikuar një video nga rikthimi i Laçit në skuadër.
Siç dallohet, atmosfera është e shkëlqyer dhe të gjithë ndihen mirë me “luftëtarin” shqiptar, i cili ka nisur përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit.
Tashmë do të ketë shok skuadre edhe Indrit Tucin, sulmuesin e talentuar kurbinas, të cilin Sparta e bleu nga kroatët e Lokomotivës së Zagrebit.
Aktualisht, ekipi kryeqytetas renditet në vendin e parë me 5 pikë më shumë se rivalët e Slavias, të cilët kanë luajtur një ndeshje më pak. Sparta vijon garimin edhe në Europa League.
Kompeticion ku Laçi dhe Tuci do të përballen me turqit e Galatasarayt në raundin e 1/16-ve. / SuperSport
Top Channel