NBA/ Bucks bën ligjin ndaj Celtics, Lakers nuk dinë të fitojnë

12/01/2024 16:06

Milwuakee Bucks arriti një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Boston Celtics me rezultatin 135-102.

Në ndeshjen e dyshes së parë së konferencës së lindjes, sfida nisi shumë më mirë për vendasit, teksa Bucks morën avantazhin e thellë që në periodën e parë me plot 18 pikë diferencë, e cila u thellua edhe më shumë në të dytën.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në shifrat 75-38. Pas kthimit nga pushimi, Celtics u përpoq disi të rihap takimin, por gjeti përballë një treshe të frikshme të Milwuakee. Portis-Antetokoumpo dhe Lillard ishin në një moment të jashtëzakonshëm. I gjithë takimi nuk pati shumë histori, me Bucks që për asnjë moment nuk e diskutoi fitoren. Me këtë sukses, Milwuakee ruan pozitat e vendit të dytë, ndërsa Celtics mori humbjen e dytë në 3 ndeshjet e fundit, duke trazuar jo pak ambientin e skuadrës 17-herë kampione.

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Los Angeles Lakers u rikthye te disfata në basketbollin amerikan. Phoenix Suns triumfoi me shifrat 127-109 në një duel i cili la shije të keqe te tifozët e Lakers. Perioda e parë dhe e dytë e takimit ishte e luftuar, por me miqtë në avantazh komod +14, (52-66).

Edhe fraksioni tjetër ishte shumë i mirë për Suns, që nisur edhe nga forma fantastike e Bradley Beal, autor i 37 pikëve, e kishin shumë të thjeshtë suksesin në Los Angeles. Tjetër paraqitje për t’u harruar e LeBron James me vetëm 10 pikë dhe 5 topa në tabelë. Me këtë humbje, Lakers zbret në vendin e dhjetë, ndërsa Suns gjendet dy pozita më lart në perëndim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA