Kupa e Italisë/ Juventusi gjysmëfinalisti i fundit, mund 4-0 Frosinonen

12/01/2024 12:43

Pas Fiorentinës, Lazios dhe Atalantës, është Juventusi skuadra që ka arritur të kualifikohet e fundit në fazën gjysmëfinale të Kupës së Italisë për edicionin 2023/2024.

Në “Allianz Stadium” gjithçka u bë e lehtë për skuadrën e Allegrit, e cila mundi me rezultatin e thellë 4-0 Frosinonen dhe u përgatit për t’u përballur me Lazion në turin tjetër të trofeut të dytë për nga rendësia në futbollin Italian.

Në Torino Milik është protagonisti i madh i mbrëmjes. Në pjesën e parë polaku e zhbllokoi rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë dhe dyfishoi rezultatin me këmbën e majtë pas një asistimi nga McKennie. Më pas në pjesën e dytë numri 14 i Juventusit shënoi një hat-trick duke përfituar nga një gabim i Cerofolinit dhe Yildiz dërgoi për herë të katërt topin në rrjetën kundërshtare pas asistit të McKennie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA