“Inter më i fortë se Juventus”, ish-mbrojtësi: Ja e vërteta e sherrit mes Dybalës dhe Bonuccit

12/01/2024 07:50

Ish-mbrojtësi i Juventus, Andrea Barzagli beson se Inter është më i fortë se bardhezinjtë dhe se zikaltërit kanë rrjedhimisht më shumë shanse për të fituar titullin në Serie A

Ndër të tjera, Barzagli i rikthehet edhe një episodi të vitit 2017, në finalen e Champions League të Cardiff të cilën torinezët e humbën ndaj Real Madrid dhe ku u pretendua se pati një sherr në dhomat e zhveshjes mes lojtarëve të Juventus.

“Inter dhe Juventus janë dy skuadra të ndryshme, numrat kanë të bëjnë shumë dhe historia tregon se mbrojtja më e mirë fiton kampionatin. Juventusi kërkon që këtë “armë” ta ketë në favor, mbrohet mirë dhe ia del të fitojë ndeshjet me cilësitë e sulmuesve. Inter pastaj është një skuadër e kompletuar, ka një sulm dhe mesfushë shumë cilësore.

Edhe ata pësojnë pak. Në letër, Inter është më i fortë se Juventus, por nuk ka të bëjë shumë. Nëse Inter fiton kampionatin do ta ketë të merituar dhe me siguri do të ketë treguar gjithashtu se ka qenë skuadra më e mirë. Por, ta shohim si do të përfundojë.

Sherri mes Dybalës dhe Bonuccit në Cardiff? Më pyesin të gjithë, por nuk ka asgjë të vërtetë. Nëse do të kthehesha pas, nuk do ta lija një thashethem të tillë të vazhdonte. Në atë kohë, nuk u morrëm fare, ishte një sajesë e ulët. Një budallik i pashembullt, grupi ynë nuk do ta bënte kurrë diçka të tillë”, u shpreh Barzagli. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA