Ekzekutimi i Sinomatit/ Karamuço: Kjo ngjarje hapi “kutinë e Pandorës”! Bezat: Askush nuk futet dot në lagje

12/01/2024 16:47

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në Top Tak për atentatin në Vlorë, ku mbeti i vrarë Gëzim Sinomataj, tha se kjo ngjarje hapi kutinë e Pandorës.

Gazetarja Dorjana Bezat tha se në lagjen ku u ekzekutua 22-vjeçari ndihet agresiviteti, ndërsa shtoi se edhe për një gazetar është e vështirë të futet lagje.

Karamuço foli gjithashtu për blindimin e qytetit, për të cilin tha se Policia zbarkon në qytet pasi ndodh ngjarja, ndërkohë që e dinë që në Vlorë ka 5 grupe kriminale.

“Policia e Shtetit organizohet në mënyrë ndëshkuese. Pasi ndodh një ngjarje në territorin tonë vendosen patrulla policie, si macja me miun. Ta lenë atë detyrë ata të Policisë së Shtetit, ka njerëz të tjerë që dinë ta bëjnë më mirë”, tha eksperti.

Ai tregon se në Vlorë ka pesë grupe kriminale, për të cilët policia ka dijeni, por nuk i ka nën kontroll.

“Vlora ka 5 grupe kriminale, me probleme të mëdha në trafikim të armëve, të drogës, të qenieve njerëzore etj.. Këto i di policia, ka dokumente pafund. Këta të mbahen nën vëzhgim, policia e di që priten shumë atentate të tjera në Vlorë”, u shpreh Ervin Karamuço.

Dorjana Bezat tha se Vrasja e Sinomatitt nuk do të mbyllet me aq, por do të vazhdojë me atentate të tjera, mendim që e aprovoi edhe Karamuço.

“Vrasja e Sinomatajt, nuk besoj se do të mbyllet me aq, duke nisur nga grup kriminal që ka babai i tij. Është e vështirë që edhe një gazetar të futet në lagjen “Çakërri”, agresiviteti lexohet në ajër. Është një hakmarrje prej dekadash që do të pasohet me të tjera”, tha Bezat.

“Policia detyrë kryesore ka sundimin e ligjit dhe territorit në Vlorë. Policia nuk ka qenë e zonja ta ketë në kontroll. Kjo ngjarje hapi kutinë e Pandorës”, shtoi Karamuço.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA