Dy persona janë vënë në pranga për shitje kanabisi në Tiranë.
Në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, u bë e mundur kapja e tyre duke shitur doza kanabisi afër një shkolle në “Rrugën Bardhyl”. Personat e arrestuar janë një 26-vjeçar A.B dhe një 26-vjeçar tjetër D.Gj, të dy banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit fizik, iu gjetën këtyre shtetasve, sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis, të ndara në doza, gati për shitje, dhe një grirëse metalike.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se të dy e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndanin në doza, të cilat i shisnin në afërsi të shkollave.
Lënda narkotike, së bashku me grirësen metalike dhe automjetin që përdorej nga këta shtetas, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel