Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi i ftuar këtë të enjte në emisionin “Top Talk” komentoi sitiatën që pritet të ndodhë këtë vit të ri në parlament.
“Kemi në Kuvend një komision për reformën zgjedhore një komision bipartizan, edhe pse ka bërë gati 70% të punës së vet ai nuk funksionon. Ajo që tha Rama, që për sa kohë opozita nuk e shfuqizon, do të kalojmë në një fazë të re. Tradita e komisioneve bipartizane nuk ekziston, është një gjetje shqiptare për të zgjidhur problematika të caktuara, kur ne silleshim si të papjekur politikisht, në rast se do të vazhdojmë të sillemi si të papjekur kur jemi thuajse në hapin e fundit të anëtarësimit në BE, kur kemi qenë pjesë e Këshillit të Sigurimit, kur kemi drejtuar OSBE, Shqipëria nuk është më ajo që ishte, vendin e kanë vizituar mbi 20 milionë të huaj, edhe politika duhet të sillet me një stad tjetër, sa herë të thirremi të shkojmë, punën tonë ta bëjmë, në rast se ky komision nuk do e bëjë detyrën, nuk kemi pse t’ia zgjasim mandatet. Reformë zgjedhore është fjalë e madhe, ne duhet të bëjmë disa ndryshime në Kodin Zgjedhor”, tha Pëllumbi.
“Zë shumë vend fakti i depolitizimit të administratës zgjedhore, sistemin e kemi rajonal proporcional me lista të hapura, askush nuk kërkon ndryshimin e kësaj, çdo sistem ka të mirat dhe të këqijat e veta, në rast se komisioni bipartizan nuk do ta plotësojë detyrën për të cilën është krijuar, krahu tjetër do të vijojë të ketë justifikime të rrije Alibeaj aty apo të ndërrojë vendet me Bylykbashin, nëse do vijojnë me interesa që nuk kanë lidhje me reformën zgjedhore, ne nuk kemi ndërmend të shkojmë në këtë lojë të tyren”, shtoi ai.
Top Channel