Detaje tronditëse dalin në dritë nga ngjarja e fshatit Vërdovë të Pogradecit, ku një 29-vjeçar abuzonte me një 12-vjeçare prej 2 vitesh dhe i jepte kontraceptivë që 10-vjeç që të mos mbetej shtatzanë.
Për Fiks Fare, e ëma e të miturës tregoi se e kishte kuptuar që mes vajzës dhe të riut kishte marrëdhënie seksuale vetëm para dy muajsh.
“Unë nuk e dija këtë gjë deri para 2 muajsh, kur i dëgjova pas dere edhe pse e mbanin të mbyllur dhe mbyllnin edhe vrimën e çelësit”- tregoi nëna e të miturës për Fiksin.
12-vjeçarja duket e mërzitur me të ëmën për shkak të denoncimit që kjo e fundit ka bërë, pasi sipas saj djali nuk duhet të shkonte në burg. Edhe pse gjatë bisedës me Fiksin pranon se 29-vjeçari ishte bërë shpesh herë pengesë për të mos shkuar në shkollë, duke qëndruar me të e mbyllur në dhomë.
Në shkollën ku 12 vjeçarja mësonte, nëndrejtoresha tregon se ajo prej 2 ditësh nuk ka ardhur në shkollë, madje nuk ka asnjë informacion se ku është.
“Kam telefonuar diosa herë të ëmën nuk më është përgjigjur, nuk e di fare pse s’ka ardhur dhe ku është”- thotë nëndrejtoresha.
Ndërkohë për psikologen e shkollës shqetësimi kryesor është gjendja e tyre ekonomike, pasi edhe vajza edhe e ëma trajtohen me KEMP. Kjo se edhe e mitura ka një problem në këmbë, ndërsa e ëma në shikim.
Top Channel