“S’kam shkelur autoritetin e Forcave të Armatosura”, Mediu pas seancës: Ja kush është akti shqetësues për Gërdecin

10/01/2024 13:24

Fatmir Mediu pas përfundim të seancës gjyqësore në Spak ka dalë në një deklaratë për mediat, ku është shprehur se nuk ka shkelur autoritetin e FA-ve teksa shtoi se i vetmi akt shqetësues ka qenë një raport i policisë ushtarake ku përmendeshin se në Gërdec po shembeshin godina pa leje.

“Në raport me këtë çështje të gjithë e kemi për detyrë për të thënë se çfarë është e vërteta në raport me Gërdecin. Është hedhur shumë baltë, janë bërë shumë aludime, por sot qartësisht duket që është një çështje që nuk ka të bëjë me implikimin e ministrit apo interesat e ministrit. Ministri nuk ka patur njohje as për kompaninë shqiptare, as për kompaninë amerikane, nuk ka pasur asnjë kontakt me ta, nuk ka shkelur asnjëherë autoritetin e Forcave të armatosura për t’i shmangur ato nga procesi. I vetmi akt shqetësues ka qenë një raport i policisë ushtarake ku përmendeshin se në Gërdec po shemben godina pa leje. S’ka asnjë shqetësim tjetër dhe s’ka asnjë diskutim për këtë çështje… Vlerësimi ishte pozitiv. 15 para se të ndodhte shpërthimi kishte një diskutim në shtab, ku thuhej se Gërdeci ishte investim i mirë. Këtë dokument e keni në fashikujt e prokurorisë”, u shpreh ai për gazetarët.

I pyetur nga gazetarja Anila Hoxha nëse ka kërkuar deklasifikim e shkresave dhe dokumenteve, Mediu shprehet: Unë i kam kërkuar presidentit të Republikës së Shqipërisë me shkrim që të më japë informacionin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, unë e kam këtë informacion. Por e kam kërkuar që ta marr si dokument zyrtar sa për pjesë të dosjes. Këtë informacion duhet ta kishte marrë prej kohësh, Prokuroria e Përgjithshme duhet ta kishte shqyrtuar, prokuroria e cili ngriti çështjen. Jo për Fatmir Mediun, por për interesat e vendit, duhet të ketë një standard të diskutimit normal të çështjeve të sigurisë dhe nuk mund t’i lërë si gjëra që ndodhin rastësisht.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA